×
Secondary Adv

Google Pixel 3 XL del ne shitje 3 muaj para prezantimit

Share on Google+

Google pixel 3XL ka dalë në shitje në një sajt pirat, tre muaj para prezantimit të tij zyrtar që është njoftuar të jetë në tetor. 

 

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se pajisja e re e cila është menduar se do të konkurojë mjaft mirë smartphonin e tij rival që kushton 999 dollarë, iphone X, është vjedhur disa muaj para prezantimit të saj me publikun. Nëpërmjet një faqe online shitjesh në Ukrainë, janë zbuluar foto dhe pamje të smartphonit, i cili duket se ka dalë paraprakisht në shitje dhe kushton rreth 2,000 dollarë. Pajisjet e vjedhura janë fotografuar nga një mori këndesh, duke zbuluar në këtë mënyrë detaje të shumta rreth këtij modeli i cili është planifikuar të dalë në shitje pas prezantimit të tij në muajin tetor. 

 

Fotografitë të cilat ofrojnë pamje të qarta nga pajisja dhe karakteristikat e saj, kanë konfirmuar se ngjashëm me iphone X, Pixel 3 XL do të ketë një prerje pra një ndarje në krye të ekranit i cili është i gjith me xham. Fotografitë gjithashtu kanë zbuluar edhe se kamerat e përparme do të jenë më të mëdha duke u mundësuar përdoruesve të bëjnë foto me cilësi akoma më të lartë, si dhe kënd më të gjërë fotografimi. Aktualisht janë në shitje tre pajisje të prodhuara Google Pixel 3 XL, sipas një mesazhi nga shitësi që ndahet në një telegram të koduar me blogun 9to5Google. 

 

Çmimi për secilin smartphon të vjedhur aktualisht është 2.000 dollarë, çmim i përcaktuar nga shitësi në faqen e tij online. Sipas një burimi të afërt me Google në përgjigje ndaj celularit të vjedhur të paparalajmëruar, skuadrat ligjore dhe të sigurisë brenda kompanisë me bazë Mountain View po diskutojnë një plan veprimi për të adresuar rrjedhjet më të fundit. Sipas screenshoteve të celularit në një faqe interneti, thuhet se: 'kanë mbetur vetëm 3 copë. Çmimi është 2000 dollarë. Pagesa është e mundur përmes PayPal ose Bitcoin. Dërgimi bëhet nga Londra përmes DHL ose FedEx. 'Është e panjohur se si ky shitës pirat arriti ti marë këto pajisje pra se si arritën të përfundojnë këta smartphonë ende të pa prezantuar në duart e këtyre njerëzve, për tu nxjerrë më pas në shitje për 2000 dollarë. 

 

Sipas shitësit, deri tani janë shitur deri në 10 smartphonë Google Pixel 3 XL, duke sugjeruar se numri i përgjithshëm i tyre të ketë qënë më i lartë se tre smartphonët që aktualisht janë në shitje. Sipas blogerëve, smartphone i ri i Google ka një kamera të pasme 12.2MP, e njëjtë me paraardhësin e saj, Google Pixel 2 XL, i cili doli në shitje në tetor të vitit 2017. Po ashtu, modeli pasardhës i celularit Pixel ka të njëjtën dizajn të dyfishtë të ngjyrave të kasës dhe sensor të gjurmëve të gishtërinjve rrethor të pasëm. 

 

Smartphoni i ri i Google ka një model mjaft të ngjashëm me iphone X për sa i përket ekranit dhe ndarjes dhe një ekran OLED të supozuar që përfshin 6.2 inç, me një rezolucion të ekranit prej 1.440x2.960 piksel. Thashethemet e mëparshme sugjerojnë se telefoni do të mundësohet nga një procesor Snapdragon 845, i shoqëruar me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ​​ruajtëse. Google nuk ka konfirmuar nëse Pixel 3 XL në shitje në faqen e internetit të zezë është i vërtetë dhe as nuk ka komentuar mbi informacioneve dhe zbulimit të vjedhjes së pajisjeve. Kompania pritet të prezantojë gamën Pixel 3 më 4 tetor 2018. 


Më të lexuarat